3 të vrarë në sulmin me dron izraelit në Libanin jugor në një shkelje të re të armëpushimit
Tre persona janë vrarë në një sulm me dron izraelit që shënjestroi një automjet në Libanin jugor, në një shkelje të re të një marrëveshjeje armëpushimi, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi se sulmi shënjestroi një makinë në rrugën Aqtnit-Quneitra në qarkun Sidon.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga Izraeli lidhur me sulmin.
Tensionet janë rritur në Libanin jugor prej javësh, me ushtrinë izraelite që intensifikon sulmet ajrore pothuajse të përditshme brenda territorit libanez, duke pretenduar se synon anëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut.
Izraeli dhe Libani arritën një armëpushim në nëntor të vitit 2024 pas më shumë se një viti sulmesh ndërkufitare mes luftës në Gaza. Më shumë se 4 mijë njerëz u vranë dhe 17 mijë të tjerë u plagosën.
Sipas armëpushimit, forcat izraelite duhej të tërhiqeshin nga Libani jugor në janar, por janë tërhequr vetëm pjesërisht, duke mbajtur një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

