29 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Osmani: Paqja mundësohet vetëm kur ka drejtësi për viktimat

29 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Osmani: Paqja mundësohet vetëm kur ka drejtësi për viktimat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës, ka thënë se paqja e qëndrueshme mundësohet vetëm kur ka drejtësi për viktimat.

E para e vendit ka thënë se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.

“Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore. Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, ka shkruar Osmani në Facebook.

MARKETING