20 vjeçari në Tetovë ther me thikë bashkëmoshatarin pas një zënke verbale

20 vjeçari në Tetovë ther me thikë bashkëmoshatarin pas një zënke verbale

Më datë 01.11.2025 në orën 23:20 në rrugën „Beliçica“ në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.M. (20) nga fshati Pirok i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 22:40, pas një zënke verbale, i ka shkaktuar lëndime me një mjet të mprehtë personit A.K. (20) nga Tetova, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik Tetovë për ndihmë mjekësore. N.M. është ndaluar në stacionin policor dhe tek ai është gjetur mjeti i mprehtë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

MARKETING