20 palestinezë të vra’rë në sul’met izraelite në Rripin e Ga’zës në orët e para të vitit të ri

20 palestinezë të vra’rë në sul’met izraelite në Rripin e Ga’zës në orët e para të vitit të ri

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës në orët e para të vitit të ri, kanë humbur jetën nëntë palestinezë, shumica fëmijë, dhe shumë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën në sulmin e kryer në orët e mëngjesit nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët njoftuan se shumë njerëz po ashtu u plagosën në një sulm të kryer nga një mjet ajror izraelit pa pilot në minutat e para të vitit të ri.

Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite goditi me zjarr intensiv artilerie zonat lindore dhe veriore të kampeve të refugjatëve Al-Bureij dhe Nuseirat.

Ndërkaq, ushtria izraelite publikoi një deklaratë duke thënë se disa zona në kampin e refugjatëve Al-Bureij duhet të evakuohen menjëherë pasi Brigadat Kassam hodhën raketa në qytetin Netivot në jug të Izraelit.

Edhe në jug, njësitë e artilerisë izraelite kryen sulme intensive në Al-Fukhari të Khan Younisit dhe rajonin Al-Mawasi të Rafahut.

Ndër të tjera, dëshmitarët okularë raportuan se ushtria izraelite bombardoi një shtëpi që i përkiste familjes “Abu Taime” në Fukhari dhe se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Evropian në lindje të Khan Younisit.

Në veri, shtatë palestinezë, shumica fëmijë, humbën jetën si pasojë e bombardimit nga forcat izraelite të një shtëpie në Jabalia.

Theksohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Baptist Al-Ahli.

Dëshmitarët thanë se shumë predha artilerie goditën rajonin Nazla në perëndim të Jabalias dhe se ushtria izraelite shkatërroi ndërtesa dhe lagje në Beit Lahia dhe kampin e refugjatëve Jabalia.

Gjithashtu u tha se ushtarët izraelitë hapën zjarr artilerie në lagjen Siftawi në veriperëndim të Gazës.

MARKETING