2 të vrarë dhe 14 të plagosur nga të shtënat masive në Alabama

2 të vrarë dhe 14 të plagosur nga të shtënat masive në Alabama

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në Montgomery të dielën, thanë autoritetet në Alabama.

Një grua ishte mes të vrarëve dhe të paktën dy nga të plagosurit ishin fëmijë, njëri prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën, tha për Montgomery Advertiser, Shefi i Departamentit të Policisë së Montgomery-t (MPD), James Graboys, raporton The New York Post, transmeton Klankosova.tv.

Masakra ndodhi në qendrën e qytetit, në lagjen turistike të frekuentuar menjëherë pas ndeshjes së futbollit midis Universitetit Tuskegee dhe Kolegjit Morehouse, dy universitete historikisht të zeza në shtet.

MARKETING