Më datë 27.03.2025 në orën 19:15 në një qendër tregtare në Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë arrestur personin A.S.(18) nga fshati Dëbërcë.

Policia ka vepruar sipas raportimit të mëparshëm se në orën 18:40, së bashku me disa të mitur, ka kryer një vjedhje në një objekt shitës në qendrën tregtare.

Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës.