151 gjoba në Shkup, tetë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

151 gjoba në Shkup, tetë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 6 të tjera u janë shqiptuar këmbësorëve.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING