150 persona në terren, ende s’dihet shkaku që çoi në rrëzimin e avionit mjekësor në Filadelfia
Një avion i vogël mjekësor u rrëzua në një lagje Filadelfias mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar një shpërthim dhe duke vënë flakën disa shtëpive.
Nga shtatë sa janë viktima, 19 të tjerë u plagosën, e pesë të tjerë janë ende të shtruar në spital, raporton CNN.
Zyrtarët po punojnë ende ndërkaq, CNN ka bërë të ditur edhe emrat e pilotëve kapiten në avion.
Avioni ishte pilotuar nga kapiteni Alan Montoya Perales, 46 vjeçar, dhe bashkëpiloti Josue de Jesus Juarez, 43 vjeç.
Ata u shoqëruan nga Dr. Raul Meza Arredondo dhe ndihmës mjek Rodrigo Lopez Padilla, të dy 41 vjeç.
Rreth 150 persona janë ende duke punuar në terren për të identifikuar shkakun që çoi në rrëzimin e avionit.