12 shtete evropiane, Kanadaja dhe Japonia dënojnë miratimin izraelit të vendbanimeve të reja kolone në Bregun Perëndimor

12 shtete evropiane, Kanadaja dhe Japonia dënojnë miratimin izraelit të vendbanimeve të reja kolone në Bregun Perëndimor

Katërmbëdhjetë shtete dënuan sot miratimin e Izraelit për 19 vendbanimeve të reja kolone në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar se ky vendim shkel ligjin ndërkombëtar dhe kërcënon perspektivat për paqe në rajon, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët, qeveritë e Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Islandës, Irlandës, Maltës, Holandës, Norvegjisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë thanë se veprimet e tilla të njëanshme, të kryera si pjesë e intensifikimit të politikave të kolonizimit, “jo vetëm që shkelin ligjin ndërkombëtar, por gjithashtu rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmëri”.

Shtetet paralajmëruan se vendimi mund të dëmtojë zbatimin e Planit të Përgjithshëm për Gazën, ndërkohë që përpjekjet po vazhdojnë për kalimin në fazën e dytë, dhe gjithashtu të dëmtojë paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Nënshkruesit ripërsëritën kundërshtimin e tyre ndaj aneksimit dhe zgjerimit të vendbanimeve kolone, duke përfshirë planet e lidhura me zonën e vendbanimeve E1 dhe miratimin e mijëra njësive të reja kolone.

Ata kërkuan nga Izraeli të tërheqë vendimin dhe të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve kolone “në përputhje me Rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Deklarata përsëriti mbështetjen për vetëvendosjen e palestinezëve dhe angazhimin për një zgjidhje politike të negociuar. Shtetet thanë se mbeten të përkushtuara për “një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, duke theksuar se “nuk ka alternativë tjetër për një zgjidhje të negociuar me dy shtete” ku Izraeli dhe Palestina jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri brenda kufijve të njohur.

MARKETING