11 të vra’rë nga sul’mi izraelit në një shkollë të Gazës veriore

11 të vra’rë nga sul’mi izraelit në një shkollë të Gazës veriore

11 palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në kampin e refugjatëve “Shati”, në Gazën veriore të dielën, sipas një zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. raporton AP.

Njerëz të tronditur janë përpjekur t’i identifikojnë të dashurit e tyre, nga trupat e gjetur në shkollën e shkatërruar “Asmaa”, teksa të tjerët kanë kërkuar për të mbijetuar ose viktima nëpër rrënoja.

Sipas drejtorit të shërbimit ambulator të Ministrisë, Hussein Mohesin, shkolla strehonte shumë njerëz të zhvendosur nga zonat e Gazës veriore, Jabaliya e Beit Lahiya.
Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për situatën katastrofike në veri të Gazës, e cila ka pësuar shkatërrimin më të rëndë në luftë.

Izraeli e ka kufizuar ashpër hyrjen e ndihmave humanitare gjatë javëve të fundit dhe tre spitalet e mbetura në veri – njëri i bastisur gjatë fundjavës – thonë se nuk janë në gjendje të kujdesen për të plagosurit, për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.

MARKETING