Mickoski për Kovaçevskin: Jemi kundër agjendës kriminale të qeverisë, nuk është agjendë evropiane

Dimitar Kovaçevski ka të drejtë kur thotë se agjenda evropiane sipas koalicionit BDI të mbështetur nga partneri më i vogël i koalicionit LSDM është krejtësisht ndryshe nga ajo maqedonase që është pjesë e agjendës reale evropiane, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Unë kurrë nuk do të jem pjesë e asaj agjende që përfshin miliona prona të zotërinjve të rinj në qendër të kryeqytetit Shkup pa pasur një origjinë të qartë se si e kanë fituar atë pronë. Nuk do të jem kurrë pjesë e asaj axhende që ata e quajnë evropiane, ku tenderët bëhen privatisht, qytetarët vidhen”, tha Mickoski.

Ai tha nuk do të jetë pjesë e një agjende të tillë evropiane siç e promovon Qeveria, të cilën e cilësoi agjendë kriminale e  jo evropiane.

MARKETING