` . Zyrtarizohet kalendari i garave të mbetura të këtij sezoni në Formula 1 - TV SHENJA

Zyrtarizohet kalendari i garave të mbetura të këtij sezoni në Formula 1

Liberty Media, kompania që menaxhon Formula 1, ka zbuluar kalendarin e garave të mbetura të këtij sezoni.

Siç dihet, shumë gara janë detyruar të anulohen për shkak të masave që vendet kanë marrë prej pandemisë COVID-19, duke detyruar rishikimin e kalendarin të garave.

Ajo që bie në sy është reduktimi i garave nga 23, që ishte planifikuar në fillim të sezonit, në 22. Pra, rekordi me 23 gara tashmë mbetet një objektiv për t’u realizuar vitin tjetër.

Ky sezon do të vijojë me garat evropiane, për t’u zhvendosur më pas në Amerikë dhe në fund në Lindjen e Mesme.

Kalendari i garave të mbetura (2021)

5 shtator, Holandë

12 shtator, Itali

26 shtator, Rusi. /Telegrafi/