Zyrtare: Vendi dhe data kur zhvillohet meçi i dytë mes Joshuas dhe Usyk

Është konfirmuar zyrtarisht ndeshja mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua për për titujt në peshat e rënda.
“Usyk – Joshua 2” do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite.
Ukrainasi do të bëjë mbrojtjen e parë të titujve të tij botërorë në peshën e rëndë, pasi fitoi rripat e WBA (super), IBF dhe WBO në takimin e tyre të fundit në stadiumin Tottenham Hotspur.
Usyk mundi yllin britanik me vendim unanim shtatorin e kalua
Promotori i ndeshjeve, Eddie Hearn, e quajti “Usyk vs. Joshua 2” ‘një nga rimeçet më të mëdha të peshave të rënda’ në historinë e boksit.
“Ne jemi të emocionuar që kemi bërë një nga rimeçet më të mëdha të peshave të rënda në historinë e boksit dhe i japim Anthony Joshuas mundësinë për të rimarrë atë që humbi në Londër shtatorin e kaluar”, deklaroi ai.
“Gjithçka është në linjë për këtë ndeshje të Unifikuar të Kampionatit Botëror të peshave të rënda dhe nuk mund të jetë një garë më e madhe”.