Zyrtare: Paqueta nënshkruan me Milanin

Zyrtare: Paqueta nënshkruan me Milanin

Milan kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me yllin brazilian, Lucas Paqueta. Paqueta do të kalojë nga Flamengo tek Milan, për shumën e 35 milionë eurove.

Lojtari ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë me skuadrën nga “San Siro” shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

Paqueta do të bashkohet me shokët e skuadrës së Milanos më datën 7 janar të këtij viti, datë me të cilën rifillojnë stërvitjet e Milan.

Paqueta me Flamengon ka regjistruar 65 paraqitje, në të cilat ka arritur të shënojë 13 herë.

Ai është paraqitur edhe me kombëtaren e Brazilit në ndeshjen kundër SHBA.