Zyrtare: Luis de la Fuente emërohet pasues i Enriques te Spanja

Zyrtare: Luis de la Fuente emërohet pasues i Enriques te Spanja

Drejtuesit e futbollit spanjoll nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë emëruar menjëherë trajnerin e ri të Kombëtares pas ndarjes me Luis Enriquen.

I përzgjedhur i RFEF është Luis de la Fuente, i cili mbante postin e trajnerit të kombëtares U21 prej verës së vitit 2018, ndërkohë që ka drejtuar edhe Spanjën U19 dhe U18.

61-vjeçari nuk ka një eksperiencë të madhe në stol. Sa i përket klubeve, ai ka drejtuar vetëm dy: Athletic Bilbao dhe Alaves.

De la Fuente do të marrë zyrtarisht postin e trajnerit të kombëtares së njohur europiane të martën e 12 dhjetorit