` . Zyrtare: Leklerk rinovon me Ferrarin deri në vitin 2024 - TV-SHENJA

Zyrtare: Leklerk rinovon me Ferrarin deri në vitin 2024

Sharles Leklerk zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Ferrarin deri në vitin 2024-të. Në sezonin e tij të parë me “kokëkuqen”, 22 vjeçari regjistroi 2 fitore dhe 7 pol posizhën, duke u klasifikuar më mirë se shoku i tij i skuadrës Sebastian Fettel. Sipas mediave italiane Leklerk do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, 3 herë më shumë se nga paga aktuale. Tashmë mbetet për t’u mësuar emri i pilotit të dytë të Ferrarit për vitin 2021, teksa rikonfirmimi i Fettelit duket në dyshim. /SHENJA/