Zyrtare! LeBron James firmos kontratën e re, bëhet lojtari më i paguar në historinë e NBA

Zyrtare! LeBron James firmos kontratën e re, bëhet lojtari më i paguar në historinë e NBA

Lebron Xhejms ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën e tij me Lejkersat, nga e cila do të përfitojë 97.1 milionë dollarë. Përpos kësaj, lojtari ka të drejtën e rinovimit edhe më një vit të kontratës me skuadrën kaliforniane. Kontrata e re do të skadojë në verën e vitit 2024. Kontrata e Xhejmsit ishte drejt fundit dhe ai do të luajë në NBA të paktën deri në moshën 40-vjeçare. Në dhjetor, ai do të mbushë 38 vjeç. Falë kontratës së re, Xhejms do të arrijë kuotën e 532 milionë dollarëve të arkëtuara në karrierën e tij. Ai bëhet kështu lojtari që ka fituar më shumë të ardhura në karrierë falë pagës, duke thyer çdo rekord, në çdo epokë.