ZYRTARE: DOMZHALE NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME AGIM IBRAIMIN

ZYRTARE: DOMZHALE NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME AGIM IBRAIMIN

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi nuk është më pjesë e Domzhales, pasi ekipi slloven nuk vazhdoi kontratën me tetovarin, e cila i skadoi në fund të vitit 2018-të. Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i Domzhales nëpërmjet një komunikate në faqen e tij zyrtare ku ka falenderuar Ibraimin për kontributin e dhënë. “Pas përfundimit të kontratës, mund të themi që kemi realizuar objektivat. Ibraimi me kualitetin dhe përvojën e tij na ka ndihmuar shumë në terren, ndërsa ne i mundësuam të kthehet në ritmin e dikurshëm pas pauzës të cilën e kishte. Megjithatë, pas përfundimit të kontratës, ne duhet të bëjmë një hap prapa, për shkak të disa problemeve financiare. Gjitshesi ne e falenderojmë Agimin për profesionalitetin e treguar në fushë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”. Ndryshe Ibraimi iu bashkua Domzhales në shtator të vitit 2017-të, ndërsa në 36 paraqitje për ekipin slloven ka realizuar 6 gola.