Zyrtare/ Darwin Nunez firmos për gjashtë sezone me Liverpool

Zyrtare/ Darwin Nunez firmos për gjashtë sezone me Liverpool

Liverpool ka zyrtarizuar afrimin e Darwin Nunez, me 22-vjeçarin që u largua nga Benfica për t’u bashkuar me anglezët.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me Liverpool, ndërsa në një postim në rrjetet sociale klubi i uron mirëseardhje uruguajanit.

Liverpool pagoi tarifën fillestare prej 75 milionë eurosh, me shtesa që shkojnë në 25 milionë euro për sulmuesin.

Gjatë sezonit që u mbyll Nunez shënoi 26 gola dhe dha 4 asiste në 28 ndeshje në Liga Portugal, shifra të cilat futën në garë edhe Atletico Madrid për kartonin e 22-vjeçarit, megjithatë në fund triumfuan “The Reds”.