` . Zyrtare, Bottas pasuesi i Kimi Raikkonen te Alfa Romeo! - TV SHENJA

Zyrtare, Bottas pasuesi i Kimi Raikkonen te Alfa Romeo!

Alfa Romeo gjen pasuesin e Kimi Raikkonen që do të tërhiqet në fund të këtij sezoni nga Formula 1. Do të jetë një tjetër finlandez pasuesi i Kimit te skuadra italiane pasi drejtuesit e Alfa Romeos kanë arritur akordin me Valteri Bottas i cili në kampionatin botëror të vitit 2022 do të ndërrojë skuadër për t’u bërë pjesë e Alfa Romeos me shpresën se rregullat e reja që do të aplikojë FIA në Formula 1 do t’i japin mundësi atij të garojë për objektiva madhorë. Me shumë gjasa vendin e tij te Mercedes në 2022-in do ta marrë George Russell i cili do të jetë shok skuadre me Lewis Hamilton.