Zyrtare: Ai që përgjaku Selën është në arrati

I dënuari për tentim vrasje të Zijadin Selës, I dënuar me 13 vjet burg, është arratisur nga burgu shtëpiak, konfirmon Gjykata Penale. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësor, Nikola Vojminovski ishte lënë në burg shtëpiak derisa vendimi për burgun të hyjë në fuqi, por pamundësia e policisë për rojë 24 orëshe, ia ka lehtësuar arratinë. Gjykata tashmë ka dhënë urdhër për fletëarrest kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Stacioni policor që mbikëqyrë zbatimin e masës së paraburgimit, e njoftoi gjykatën se i dënuari nuk i është përmbajtur masave të sigurisë. Menjëherë gjykata penale solli vendim për paraburgim të të dënuarit dhe në momentin që ai do të kapet, do të dërgohet në burg. Në procedurë është fletëarresti kombëtar dhe ndërkombëtar”. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/