` . Zyberi në 'Studio e hapur': Vetëvendosje paraqet një alternativë krejtësisht tjetër nga pushtetet e kaluara - TV-SHENJA

Zyberi në ‘Studio e hapur’: Vetëvendosje paraqet një alternativë krejtësisht tjetër nga pushtetet e kaluara

Zgjedhjet në Kosovë ishin të suksesshme dhe mendoj se janë për t’u përshëndetur tha analisti politik Naser Zyberi në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA. Sipas tij, zgjedhjet ishin mirë të organizuara ndërsa ajo që i bëri më demokratike këto zgjedhje, është gatishmëria e të gjitha partive politike për ta pranuar rezultatin real të votave.

Naser Zyberi, analist politik: Lëvizja Vetëvendosje në vitet e fundit bëri një moderim ashtu siç fitohet përkrahja elektorale në Kosovë. LVV ishte subjekti më i votuar që dmth paraqiste konkurrent jashtëzakonisht serioz në skenën politike. Sidomos anketat e fundit flisnin se fitues do të jenë pikërisht këto subjekte, LVV dhe LDK si parti opozitare. Pra nuk është ndonjë sihariq fitorja e LVV-së por një konfirmim e gjitha anketave që janë bërë kohëve të fundit. Mendoj se elektorati është lodhur nga kombinimet e qeverive të kaluara. LVV paraqet një alternativë krejtësisht tjetër dhe elektorati vendosi ta votojë. Dallohet nga partitë tjera për nga qasja me Serbinë”. /SHENJA/