Zv/presidenti turk: “E dimë kush e shpërtheu bombën…”

Zv/presidenti turk: “E dimë kush e shpërtheu bombën…”

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag kanë vizituar pjesën e Stambollit ku po zhvillohen hetimet pas shpërthimit të sotëm.

Shpërthimi për kujtim ka ndodhur në rrugën Istiklal, në lagjen e njohur Taksim, në atë është ndër rrugët më të njohura e me të populluara.

Oktay deklaroi se gjashtë persona humbën jetën dhe 81 persona u plagosën.

Ai tha se “është vërtetuar se bomba është shpërthyer nga një grua”.

Ai shtoi se në momentin e shpërthimit vdiqën katër persona, ndërsa dy u nënshtruan plagëve të marra.

Nga 81 personat e plagosur, dy janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

“Ne besojmë se është një akt terrorist që ndodhi kur sulmuesi, i cili besojmë se është një grua, shpërtheu bombën.

Kushdo që qëndron pas këtyre ngjarjeve, ne do ta hetojmë deri në fund, edhe nëse shkojmë në anën tjetër të botës, jo më brenda kufijve”, përfundoi ai. /tesheshi.com/