Zjarret pyjore në Kaliforni kërcënojnë vendbanimet

Zjarret pyjore në Kaliforni kërcënojnë vendbanimet

Zjarret pyjore në shtetin amerikan të Kalifornisë kërcënojnë vendbanimet, raportojnë autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet theksuan se zjarri pyjor që filloi në qarkun Riverside të Kalifornisë Jugore të hënën, më 5 shtator, është përhapur në gati 95 kilometra katrorë dhe më shumë se 18.000 shtëpi janë në rrezik.

Deri më tani nga zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë dëmtuar 11 objekte.

Zjarri në rajonin e Sierra Nevada-s, i cili ende nuk është vënë nën kontroll, ka djegur të paktën 52 kilometra katrorë.

Autoritetet paralajmëruan banorët e zonës për ndotjen e ajrit në një zonë 160 kilometra në lindje të zjarrit për shkak të tymit që përhapet në ajër.