` . Zjarre pyjore në Greqi, flakët iu afruan vendbanimeve - TV SHENJA

Zjarre pyjore në Greqi, flakët iu afruan vendbanimeve

Në një zonë pyjore në rajonin Stamata të komunës Dionisos në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, ka shpërthyer zjarr në orët e drekës, raporton AA.

Përderisa flakët e përhapura nga erërat e forta filluan të kërcënojnë vendbanimet, fshati Galini është evakuuar si masë paraprake, disa rrugë në rajon janë mbyllur për trafik dhe shumë zjarrfikës janë dërguar në rajon.

Punimet e shuarjes së zjarrit i koordinon Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve Gjeneral Lejtnant Stefanos Kolokuris, ndërsa marrin pjesë 43 ekipe zjarrfikëse, 24 automjete zjarrfikëse, 2 avionë dhe 2 helikopterë.

Zyrtarë të Komunës Dionisos theksojnë se gjendja në rajon është shumë e rëndë dhe përkundër ndërhyrjeve të ekipeve, flakët iu afruan vendbanimeve.