Zjarr në një qendër tregtare në Indi, vdesin 27 persona

Zjarr në një qendër tregtare në Indi, vdesin 27 persona

Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërtesë tregtare katërkatëshe në kryeqytetin indian, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke lënë disa të plagosur.

Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga ndërtesa, e cila përmban kryesisht dyqane, thanë autoritetet indiane.

Ndërtesa ndodhet në zonën Mundka në Nju Delhi.

Shkaku i zjarrit dhe detaje të tjera nuk dihen ndërsa më shumë se 20 zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët.

“Të shqetësuar nga aksidenti tragjik i zjarrit në një ndërtesë pranë stacionit të metrosë Mundka në Delhi. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkroi në Tëitter presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët.

Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik përfshiu një ndërtesë në Nju Delhi dhe vrau 43 njerëz./REL