Zjarr në një bar në qytetin rus të Kostroma, 15 të vdekur – gjithçka filloi kur një i dehur qëlloi me një “armë flakësh” në pistën e vallëzimit

Zjarr në një bar në qytetin rus të Kostroma, 15 të vdekur – gjithçka filloi kur një i dehur qëlloi me një “armë flakësh” në pistën e vallëzimit

Një zjarr të shtunën vrau të paktën 15 persona në një bar në qytetin rus të Kostroma.

Zjarri gjatë natës në lokalin e njohur mund të kishte filluar pasi një burrë i dehur qëlloi me një “armë flakësh” në pistën e vallëzimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Televizioni shtetëror tregoi imazhe të lokalit, të quajtur “Poligon” dhe i vendosur në një qendër logjistike njëkatëshe, i përfshirë nga flakët.

Autoritetet thanë se zjarri filloi rreth orës 2:00 të mëngjesit me orën lokale dhe u shua rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Guvernatori Sergei Sitnikov theksoi më herët se 13 persona u vranë, por shërbimet e urgjencës thanë më pas se u gjetën eshtrat e dy personave të tjerë.

“Dy trupa të tjerë u gjetën. Kjo do të thotë se numri i viktimave është tani 15”, citoi agjencia e lajmeve TASS të thonë burime të zbatimit të ligjit.

Rreth 250 njerëz u evakuuan nga ndërtesa kur ajo u përfshi nga zjarri në qytet rreth 300 kilometra (180 milje) në verilindje të Moskës, thanë autoritetet më herët.

Në faqen e saj të internetit, Poligon tregon se vepron si një “vend për rekreacion dhe argëtim” në mbrëmje dhe natën. /Telegrafi/