Zjarr në katin e 20-të në Manhatan! Momenti dramatik kur gruaja shpëtohet nga zjarrfikësit

Zjarr në katin e 20-të në Manhatan! Momenti dramatik kur gruaja shpëtohet nga zjarrfikësit

Një grua u shpëtua me sukses nga një ndërtesë New York nga zjarrfikësit, kur apartamenti i saj mori flakë.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur zjarrfikësve iu duhet ta nxjerrin gruan nga kati i 20 i ndërtesë përmes dritares.
Të paktën 38 persona u lënduan nga zjarri që u përhap me shpejtësi në një -pjesë të ndërtesës e që duket se mund të jetë shkaktuar nga një bateri litiumi. Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë sipas CNN.
Dan Flynn, shefi i zjarrfikësve, tha se ky ishte gati zjarri i 200-të i shkaktuar këtë vit nga një bateri litium-që zakonisht gjenden në mjetet si biçikleta elektronike apo edhe skuter.
Zjarret e shkaktuara nga bateritë janë zakonisht intensive dhe mund të marrin përmasa të frikshme me çdo objekt të djegshëm rreth tyre, thanë zyrtarët.

Në një tabelë jashtë kompleksit të apartamenteve shkruhej: “Nuk lejohen biçikleta elektronike përtej kësaj pike”. Një tabelë kjo që mesa duket ishte injoruar.