` . Ziadin Sela: Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta! - TV SHENJA

Ziadin Sela: Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas vdekjes së aktori Adem Mikullovci. Ai ka thënë se figura e tij do të kujtohet sa të jetë jeta.

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.” po citoj disa fjalë që shkroi Baca Adem më 26 mars ditën që humbëm Leze Qenën! Sot me shumë dhimbje pranova lajmin e humbjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci! Një aktor i mrekullueshëm, ai ishte një legjendë, një yll që çdo roli që luante i jepte jetë! Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë kontributin e tij. Jemi rritur duke parë humorin e tij! Në 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Mikullovci deri në minutat e fundit të jetës i shërbeu politikës në Kosovë. Ngushëllime, familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që ndoqën me respekt dhe dashuri punën e tij! Baca Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta!, ka shkruar Ziadin Sela