` . Zhvillimi ekonomik në ofertën e partive shqiptare - TV-SHENJA

Zhvillimi ekonomik në ofertën e partive shqiptare

Shkruan: Abil BAUSH, Shkup

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për paraqitjen e platformave politike për votuesit të tyre. Është shumë me rëndësi që këta programe politike të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe pritshmërie qytetarëve. Çdo segment në shoqërinë tonë është i rëndësishëm, mirëpo këtë herë partitë shqiptarët theks të veçantë do të duhet të vendosin në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajoneve ku kryesisht janë të banuar me shqiptarë. Në Maqedoni e Veriut, pothuajse të gjitha qeveritë deri më tani shpesh kanë përdorur politika kuazi-populiste pa analiza të thella. Një politikë e tillë ishte edhe futja e taksës progresive. Taksa progresive do të duheshe të barazonte diferencat sociale, por u vërtetua se si në shumicën e rasteve edhe këtë herë të tregohet si jo efektiv dhe jo efikas. Prandaj, ky tatim u tërhoq nga se u tregua se u shfrytëzua vetëm për kampanjë politike. Kështu që, varfëria nuk mund të zhduket ose të paktën të zvogëlohet duke rritur taksat për më të pasurit. Varfëria mund të zvogëlohet nëse investohet në sektorin real të kompanive, pastaj duke rritur produktivitetin e bizneseve dhe kjo do të krijonte vende të reja pune. Të varfëritë nuk do të bëhen më të pasur nëse shteti me anë të tatimeve akumulojnë më shumë nga pasuria e të pasurve. Nga ana tjetër, shteti duhet të prishë lidhjet midis saj dhe njerëzve të fuqishëm në biznes! Nëse pasuria e të pasurve vjen nga lidhjet e tyre me qeverisjen, atëherë ato lidhje duhet të prishen. Sipas mendimit tim, është thelbësore të kapërceni pabarazinë e mundësive në një shoqëri, dhe kjo të bëhet është e domosdoshme të kemi trajtim të barabartë mes njerëz të talentuar, kreativ dhe sipërmarrës në arsim, në kapital si dhe në treg. Prandaj, nga këto politika qeverisëse nuk pritet edhe në të ardhmen se do bëjnë ndryshim në mendësinë e tyre. Kështu që partitë politike shqiptare do të duhet të ndryshojmë mendimin ekonomik dhe “modelin e biznesit” të bërjes së parave në ekonomi dhe rritjen e PBB-së, e cila për Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë nën 6% ose 8% në vit dhe kjo të jetë në planin afatgjatë. Por një rritje e tillë nuk mund të bëhet vetëm duke rritur pagat e qytetarëve në kurriz të sektorit privat dhe në investimet kapitale që nuk janë të mjaftueshme. Nga analizat e bëra për përcaktimin e trendëve të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, ajo që bie në sy janë disa indikator si; investimet në sektorin privat dhe investime kapitale nga ana e buxhetit të cilat do të ndikonin në rritjen e PBB të vendit. Mirëpo, ajo që është shumë evidente në vendin tonë është se që të dy indikatorët e lartpërmendur janë shumë pak të trajtuar nga ana e qeverisjeve të vendit. Edhe pse në dekadën e fundit të qeverisjeve në Maqedoninë e Veriut politikat e tyre kanë qenë të drejtuar nga këta indikatorë, përsëri nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur rezultatet e shumëpritura. Kjo ka bërë që të rritet papunësia dhe të rritet migrimi i qytetarëve tonë. Në këtë fazë, Maqedonisë së Veriut i nevojiten reforma për të krijuar më shumë vlerë shtuese, më shumë investime dhe eksport, punësime të reja dhe shkallë të lartë e rritjes së PBB-së. Tani, problem kryesor është të çdo qeveri që nga pavarësia, në vend që të reformojë modelin e faktorët që rrisin PBB-në e vendit, ata bëjnë reforma që zgjerohen dhe thellojnë hendekun midis shpenzimeve të mëdha dhe investime të vogla. Prandaj reformat e vërteta do të duhet të janë strukturore, të ketë qasje e kompanive për kapital të freskët dhe me norma kreditore të ultë që do të ndikonin në investime të reja. Për më tepër, mbështetje dhe intervenimi i fortë i shtetit për sektorët strategjikë të vendit dhe subvencione cilësore është e domosdoshme. Por sigurisht hapja e një fronti të gjerë të investimeve kapitale në infrastrukturë, ndërtim dhe energji do duhet të jetë prioritet. Dhe pas gjithë kësaj, përfundim do të rezultojë në investime të mëdha, në likuiditet të parave ndërmjet ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve në raport me shtetin (nëpërmjet taksat), do të risë numrin të vendeve të reja të punës (pagat, shpenzimet dhe taksat në shtet).