Zhvillimet në BDI, Kovaçevski nuk sheh rrezik nga humbja e shumicës në Kuvend

Zhvillimet në BDI, Kovaçevski nuk sheh rrezik nga humbja e shumicës në Kuvend

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se nuk ka rrezik nga humbja e shumicës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit në BDI, dhe kërkesave të “Grupit të zjarrit”.
Në pyetjen e gazetarëve, nëse ka rrezik për humbjen e shumicës, sepse një pjesë e deputetëve mund të shkëputen nga grupi parlamentar, Kovaçevski u përgjigj shkurt: “Nuk ka rrezik nga humbja e shumicës në Kuvend”.