Zhgënjehet Liverpooli: Nga Spanja raportojnë se Bellingham e do Real Madridin

Zhgënjehet Liverpooli: Nga Spanja raportojnë se Bellingham e do Real Madridin

Jude Bellingham do të refuzojë një rikthim në Ligën Premier në verën e ardhshme, në mënyrë që të bëjë një kalim te Real Madridi.

Në afatin kalimtar të verës, Jurgen Klopp pranoi vonë se e kishte gabuar dhe se The Reds kishin nevojë për një tjetër mesfushor.

Para kësaj u raportua se nënkampionët e Ligës Premier do të prisnin vitin e ardhshëm në mënyrë që të merrnin një përforcim në mesfushë.

Pas fillimit të tyre të vështirë të sezonit, dhe në veçanti humbjes ndaj Manchester United, Klopp vendosi se duhej të forconte atë zonë të fushës dhe nënshkroi Arthur Melon nga Juventusi.

Pavarësisht kësaj shtese, Bellingham mbetet objektivi i tyre numër një për verën e ardhshme, megjithëse nuk janë të vetmet skuadra angleze që duan ta rikthejnë atë.
Megjithatë, ata janë gati të zhgënjehen, sipas gazetës spanjolle Marca, me raportimin e tyre që pretendon se Bernabeu është destinacioni i preferuar i lojtarit.

Ata pretendojnë se Reali shikoi ta nënshkruante atë në verë, por ishin të kujdesshëm për shumën që do të shpenzonin tashmë për Kylian Mbappen.

Los Blancos ishin gjithashtu në prag të nënshkrimit të Aurelien Tchouameni, dhe përfundimisht e blenë mesfushorin, kështu që nuk ishin në nxitim për Bellingham.