Zgjedhjet presidenciale mbahen më 21 prill (Video)

Zgjedhjet presidenciale mund të shtyhen për 7 ditë pas afatit të paraparëe fillimisht, për shkak se e diela e parashikuar për mbajtjen e rrethit të dytë është ditë feste. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se si data përfundimtarë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale janë propozuar 21 prilli dhe 5 maji, ndërsa 5 shkurti është dita kur pritet që të shpallen këto zgjedhje.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Në koordinim me subjektet politike, të mendimit fillestar ishim që raundi I parë I zgjedhjeve të mbahet më 14 prill dhe raundi I dytë të përsëritet më 28 prill. Për faktin që 28 prilli korrespondon me ditën e Pashkëve si festë fetare, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet më 21 prill dhe raundi I dytë të mbahet më 5 maj me faktin që deri më 12 maj duhet të bëhen të gjitha përgadidjtet dhe gjitha vendimet paraprake që burojnë nga KSHZ”

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet, Xhaferi tha se vendimi ju takon deputetëve dhe partive parlamentare, ndërsa ai personalisht tha se është kundër pasi vlerëson se këto zgjedhje mund të pengojnë procesin integrues të vendit.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Në kontekst politik mendoj që nuk është koha e duhur dhe e qëlluar që kushdo qoftë të mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare për faktin se jemi në një fazë të implementimit të përpjekjeve tona për anëtarësim final, të plotëfuqishëm në NATO dhe të fillojmë bisedimet paraaderuese me Bashkimin Evropian. Mendoj se është ide e gabuar të mendohet për zgjedhje të parakohshme. Përsëri them në fund, ajo është kompetencë e deputetëve, e partive politike të përfaqësuara në Parlament nëse kanë propozim me shumicë të deputetëve për një çështje të tillë, unë duhet me respektu atë që është përcaktim kushtetues, gjeqësisht e rregulluar me Rregulloren e punës së Parlamentit”

Kreu i Kuvendit njoftoi se janë duke shqyrtuar të gjitha afatet ligjore dhe mundësinë që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komunat të cilat aktualisht udhëhiqen nga ushtrues detyrë, në Dibër dhe Ohër ku ish kryetarët ndëruan jetë dhe në Novo Sellë, kryetari i së cilës u shkarkua. Arben Zeqiri /SHENJA/