` . Zgjedhin kreun e ri të Bashkisë, por askush nuk e di kush është! - TV SHENJA

Zgjedhin kreun e ri të Bashkisë, por askush nuk e di kush është!

Zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, por askush nuk e di se kush është dhe mesa duket as ai vetë zor se e di se ku bie komuna që do të drejtojë. Ky nuk është subjekti i një filmi të Antonio Albanese, por një ndodhi e vërtetë që ngjau në Carbone të provincës së Potenza-s.

Kështu në Parkun e Pollinos u zgjodh kryetar, Vicenzo Scavella, një siçilian që është i panjohur për komunitetin. Lista e “autoktonëve” u prezantua me vonesë në komisionin zgjedhor dhe për këtë arsye nuk u pranua. Kështu u vendosën përballë njëri-tjetrit 2 lista me të panjohur.

Vetëm 78 vota iu nevojitën siçilianit Vincenzo Scavello për t’u bërë qytetari i parë i Carbones, i cili ka më shumë votues se banorë, për shkak se shumë ishin regjistruar në Aire. E njëjta situatë ishte dhe me sfidantin Antonio De Lorenzo, i cili po ashtu ishte i huaj për komunitetin dhe mori vetëm 12 vota.