Zëvendëssekretari i NATO-s për gjendjen në veri: Jemi gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

Zëvendëssekretari i NATO-s për gjendjen në veri: Jemi gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, duke folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, Geoana ka thënë se ka biseduar edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ai po ashtu ka deklaruar se NATO dhe KFOR-i janë të gatshme për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Bisedova me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO dhe KFOR-i mbeten vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar Geona në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/