Zeneli, bashkë me Messin në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë

Zeneli, bashkë me Messin në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë

Anësori i Kosovës Arbër Zeneli është në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë, vetëm katër asiste larg vendit të parë, si dhe më dy asiste më pak se Lionel Messi.

Zeneli është duke e shijuar sezonin e tij më të mirë me Heerenveenin në ligën elitare holandeze, Eredivisie, që prej transferimit të tij nga Elfsborgi tri vite më parë, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, anësori e nisi sezonin e ri në ligën holandeze duke e vazhduar formën e lartë që shfaqi me ekipin kombëtar të Kosovës në Ligën e Kombeve, duke i ndihmuar vendit të promovohet në Ligën C nga Liga D dhe duke siguruar një vend në play-off për kualifikim në EURO 2020 me gjashtë golat e tij në gjashtë ndeshje.

23-vjeçari kosovar ndër lojtarët më me ndikim në skuadrën e tij deri tani këtë sezon, pasi është përfshirë në shumicën e golave të shënuara nga Heerenveni.

Përveç tri golave të shënuar, ai ka dhuruar tetë asiste në 16 ndeshje deri tani.

Tetë asistet e tij nënkuptojnë se ai është në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë momentalisht. Zeneli renditet i teti në listën e asistuesve më të mirë në Evropë.

Listës i prin Hans Vanaken i Club Brugge me 12 asiste në 21 ndeshje në ligën belge, ndërsa i dyti është Lionel Messi i Barcelonës me 10 asiste në 17 ndeshje në La Liga.

Kjo është lista e plotë e 10 asistuesve më të mirë në Evropë. /Gazeta Express/