Zelensky: Ukraina nuk është fajtore për shpërthimin në Poloni

Zelensky: Ukraina nuk është fajtore për shpërthimin në Poloni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk është fajtore për goditjen me raketë në Poloni të martën ku humbën jetën dy persona, raporton BBC.
Zelensky ka thënë se ka marrë garanci nga komandantët kryesorë se raketa nuk ishte e Ukrainës.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që zyrtarët ukrainas të lejohen në vendin ku ndodhi shpërthimi e të jenë pjesë e hetimeve.

Komentet e tij kanë ardhur në ditën kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se një raketa nga mbrojtja ajrore e Ukrainës “me gjasë” është shkaku i shpërthimit në Poloni.

Po ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po ashtu tha se raketa që goditi në Poloni nuk ka mund të jetë e Rusisë.

Shpërthimi ndodhi në një fermë në fshatin Przewodow, rreth 6 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës është aktivizuar të martën, kur Rusia ka lansuar afro 100 raketa. Ka qenë ofensiva më e madhe me raketa që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Sulmi u përcoll me kritika të shumta nga komuniteti ndërkombëtar.

Pati reagime që u godit territori i një vendi që është anëtar i NATO-s, ndërsa ekzistoi rreziku edhe i përshkallëzimit deri te një luftë e re botërore.

Por, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, të mërkurën tha se ka shumë gjasë që raketa e lansuar ishte nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

“Nga informatat që ne kemi dhe aleatët tanë kanë, ishte një raketë S-300 e prodhuar në Bashkim Sovjetik, një raketë e vjetër dhe nuk ka dëshmi se u lansua nga pala ruse”, tha Duda.