Zelensky: Ukraina ka çliruar 41 vendbanime në jug të vendit

Zelensky: Ukraina ka çliruar 41 vendbanime në jug të vendit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, me anë të një videomesazhi ka ndarë arritjet më të fundit të forcave të vendit të tij.

Volodymyr Zelenskyy tha se 41 vendbanime në jug të Ukrainës janë çliruar.

Megjithatë, ai tha se një numër i papërcaktuar i trupave ukrainase ishin vrarë në luftime.

“Sot kemi një lajm të mirë nga jugu. Por, megjithëse jemi të gëzuar, duhet të kujtojmë tani dhe përgjithmonë se çfarë do të thotë kjo lëvizje – çdo hap i forcave tona mbrojtëse përfaqëson … jetë të dhëna për lirinë e ukrainasve.”- tha ai.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 12 vendbanime ishin çliruar vetëm sot.