Zelensky sulme ndaj Rusisë: Putini një terrorist që udhëheq një shtet terrorist

Zelensky sulme ndaj Rusisë: Putini një terrorist që udhëheq një shtet terrorist

Vladimir Putin është një “terrorist” që udhëheq një “shtet terrorist”, sipas presidentit të Ukrainës.

Ditën e djeshme nëpërmjet një video mesazhi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara.

Ai i kërkoi gjithashtu OKB-së që të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar aktet ruse gjatë luftës, shkruan Sky News.

“Ne duhet të veprojmë urgjentisht për të bërë gjithçka, për ta bërë Rusinë të ndalojë vrasjet,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin.

“Putini është bërë terrorist. Akte terroriste të përditshme. Çdo ditë ata punojnë si terroristë.”