Zelensky refuzon armëpushimin me Rusinë

Zelensky refuzon armëpushimin me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ua ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve perëndimorë të mbrojtjes dhe sigurisë se fundi i luftës me Rusinë nuk garanton paqen. Ai ka bërë të ditur se Rusia është duke bërë përpjekje që të arrijë armëpushim të shkurtër me qëllim që t’i mbledhë forcat.
Ai ka thënë se ky plan mund ta përkeqësojë situatën. Presidenti ukrainas ka thënë se nuk mund të quhen marrëveshje idetë për dhënie territoresh apo shkeljen e sovranitetit.

Zelensky ka thënë se marrëveshja përfundimtare do të mund të arrihej pas ndaljes së plotë të agresionit rus.

Zelensky ka insistuar në planin dhjetë pikësh të paqes, të cilin e ka prezantuar në Kombet e Bashkuara dhe ka kërkuar nga zyrtarët perëndimorë që të ndihmojnë në implementimin e propozimeve. Ministria kanadeze e Mbrojtjes, të premten ka thënë se ushtria ukrainase është duke fituar luftën dhe se presidenti rus Vladimir Putin vetëm sa e ka bashkuar NATO-n.

Rusia ka hasur në rezistencë të madhe të ukrainasve në nëntë muajt e luftës. Moska së fundmi ka tërhequr ushtrinë edhe nga qyteti i Khersonit, të cilin e kishte aneksuar gjatë muajit shtator.