Zelensky paralajmëron ofensiva të tjera ndaj Rusisë

Zelensky paralajmëron ofensiva të tjera ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi një tjetër seri fitoresh ndaj caqeve ruse.

Në një fjalim drejtuar popullit sot Zelensky shtoi ndaj Rusisë, nuk do të ketë qetësi, raportoi BBC.

Zelensky tutje tha se Ukraina duhet të jetë e lirë dhe se ushtria po përgatitet për sulme të radhës.

“Ndoshta disa prej jush mendojnë se pas një serie fitoresh kemi një qetësi. Kjo nuk është qetësi. Kjo është përgatitje për serinë e radhës. Ukraina duhet të jetë e lirë”, theksoi ai.

Zelensky shtoi se ukrainasit duhet të “mësohen” me emrat Mariupol, Melitopol dhe Kherson pasi, siç u shpreh ai, “së shpeti do të çlirohen”.

“Donetsk, Horlivka dhe Luhansk do të dëgjohen gjithashtu”, tha ai.

Ukraina javën e kaluar pati një ofensivë të suksesshme ndaj caqeve ruse. Në Kharkiv, mbi 20 vendbanime janë çliruar.