Zelensky: Forcat ukrainase morën nën kontroll mbi 30 vendbanime nga forcat ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky: Forcat ukrainase morën nën kontroll mbi 30 vendbanime nga forcat ruse në rajonin e Kharkivit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se mbi 30 vendbanime kanë rimarrë nga forcat ruse në rajonin Kharkiv në lindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy tha se “Ushtria, shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë ukrainase vazhdojnë me sukses veprimet aktive në drejtime të ndryshme operacionale. Forcat e Armatosura kanë çliruar dhe kanë marrë nën kontroll mbi 30 vendbanime në rajonin Kharkiv”.

Më tej Zelenskyy vuri theksin se në një pjesë të fshatrave në rajonin e Kharkivit vazhdojnë masat për të garantuar dhe për të kontrolluar rajonin dhe se dalëngadalë kanë siguruar kontrollin e vendbanimeve të reja.

Guvernatori i administratës ushtarake në rajonin e Kharkivit, Oleh Synyehubov kishte deklaruar se forcat e Ukrainës kanë kaluar në kundërsulm ndaj forcave ruse në rajonin e Kharkivit.

Në një deklaratë të bërë dje nga ushtria e Ukrainës thuhej se mbi 20 vendbanime në rajonin e Kharkivit janë rimarrë nga forcat ruse.