Zelenski nga Forumi i Prespës: Tani është moment historik për Evropën dhe sigurinë evropiane

Zelenski nga Forumi i Prespës: Tani është moment historik për Evropën dhe sigurinë evropiane

Anëtarësimi i barabartë i Ukrainës si dhe integrimi i plotë evropian i shteteve tuaja është përforcim historik i Evropës dhe çmontim i plotë i aftësisë ruse për të na fituar individualisht. Na nevojitet përgjigje pozitive ndaj perspektivës sonë dhe të juaj evropiane dhe jam mirënjohës që punojmë bashkarisht për atë qëllim, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në video fjalimin e sesionit të nivelit të lartë “Çka pas Ukrainës?”, në kuadër të Forumit të Prespës për dialog që po mbahet sot dhe nesër në Ohër.

“Tani është momenti historik për Evropën dhe sigurinë e Evropës, kur të gjithë duhet të vendosin – çka është Evropa dhe çfarë do të jetë Evropa në të ardhmen. Nëse do të jetë e lirë siç është tani? A do të jetë e sigurt siç janë mësuar shumica e evropianëve? A do të jetë e zhvilluar në mënyrë sociale dhe ekonomike, dhe çka do t’i inspirojë shoqëritë jashtë kontinentit të saj?”, pyeti Zelenski i cili ishte mysafir i posaçëm në Forumin e Prespës.

Ai theksoi se për Ukrainën kjo është sfida më e tmerrshme ushtarake dhe se populli ukrainas po mbrohet tashmë për të 113-tën ditë nga, siç tha, ambiciet ruse për ta shkatërruar popullin dhe kulturën ukrainase.

“Rusia të gjithë ne na sfidoi – secilin komb të kontinentit, secilin rajon në Evropë. Duke e filluar këtë luftë kundër Ukrainës, Rusia tentoi të bëjë trampolinë për sulm ndaj kombeve të tjera në Evropë. Prandaj mbrojtja jonë në këtë luftë është me rëndësi fondamentale për sigurinë e secilit në Evropë”, theksoi Zelenski.

Të gjithë ne në botën demokratike, vazhdoi presidenti ukrainas, u përballën me krizë energjetike të pa precedent.

“Shumë vite Rusia krijoi përshtypje se gjoja është burim i sigurt i resurseve energjetike, por në realitet bëri që vende të ndryshme evropiane të varen prej saj. Skenar akoma më i keq është me tregun e ushqimit, me ç’rast jo vetëm që po rriten çmimet e prodhimeve themelore ushqimore, por po krijohet edhe krizë e re e emigrantëve. Do të përmend edhe një element të politikës antievropiane ruse – e ai është se Rusia është ndoshta investuesja më e madhe në propagandë”, vlerësoi Zelenski.

Ai vlerësoi se mu për atë arsye, diskutimi serioz për arkitekturën e sigurisë në Evropë duhet të bazohet në nevojën për t’u çliruar Evropa nga varësia që po e shkakton shteti rus me dekada.

“Siguria është e pamundshme pa atë dhe prandaj nevojiten sanksione për politikën antievropiane të Rusisë. Kjo duhet të merret parasysh gjatë përgatitjes së pakos së shtatë të sanksioneve të BE-së. Duhet të kuptojmë se sanksionet u bënë pjesë e arkitekturës evropiane të sigurisë. Ata kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin duke e kufizuar aftësinë e Rusisë për ta zgjeruar agresionin”, vlerësoi Zelenski.

Ai me atë rast se Evropës i nevojitet pavarësi e plotë energjetike.

“Nuk mund të mirëmbahen lidhjet tregtare me Rusinë. Dhe më me rëndësi nga të gjitha është se ne duhet ta bëjmë Evropën përfundimisht të bashkuar. Për atë shkak Ukraina dhe vendet e juaja nga Ballkani Perëndimor janë njejtë të interesuara për atë. Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor do të mbahet së shpejti. Dëshiroj që ai të jetë i suksesshëm për shtetet e juaja. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj për Ukrainën që na e jepni në disa nivele, me ç’rast ky qershor do të jetë i suksesshëm për vendin tonë në relacionet me BE-në. Duke u përgjigjur për perspektivën tonë evropiane, dhe duke u përgjigjur për perspektivën tuaj evropiane, popujt në Evropë dhe politikanët evropianë përgjigjen për të ardhmen e Evropës”, e përfundoi fjalimin e tij presidenti ukrainas Zelenski i cili foli si mysafir i posaçëm në Forumin e Prespës për dialog që po mbahet në Ohër.