Zbulohet peshkaqeni më i madh i parë ndonjëherë

Zbulohet peshkaqeni më i madh i parë ndonjëherë

Një grup zhytësish morën pjesë në një set fotografik me peshkaqenin më të madh në botë.
Predatori i madh, i njohur si “Deep Blue”, u pa për herë të parë nga zhytësit dhe, njëherësh edhe fotografët, Mark Mohler dhe Kimberly Jeffries të dielën e javës së kaluar, transmeton lajmi.net.

Që të dy u futën në ujërat e Hawai-t për të marrë pamje më të afërta të krijesës, derisa ajo po ushqehej me një balenë të vdekur. Ata arritën ta zbulonin krijesën në një distancë prej 14 kilometrash nga ishulli Oahu i Hawai-t.

“”Deep Blue”, me gjasë peshkaqeni i bardhë më i madh i identifikuar ndonjëherë, me madhësi prej 7 metrash, së fundmi u zbulua në Meksikë”, shkroi në Facebook Mohler.

Më pas, ai tha se krijesa arriti të udhëtojë përgjatë tërë asaj kohe për në ishujt e Hawai-t.

Krahas mbishkrimit, Mohler bashkangjiti edhe fotografitë e realizuara me peshkaqenin gjigant, të cilat do t’i ndiqni më poshtë.