Zbulohet një plantacion me marihuanë në Kumanovë, arrestohet një person

Zbulohet një plantacion me marihuanë në Kumanovë, arrestohet një person

Policët e Departamentit të Policisë Kriminale në koordinim dhe bashkëpunim me SPB Shkup – Njësiti për trafik ilegal të narkotikëve dhe SPB Kumanovë, dje në zonën e fshatit Vincë, Kumanovë, kanë gjetur një plantacion me bimë kanabis sativa.

Siç informojnë nga MPB-ja, është konstatuar se P.S.(44) nga fshati Vinç ka kryer veprën penale, gjegjësisht ka mbjellë dhe kultivuar plantacionin me marijuanë, pas së cilës i është hequr liria dhe pas dokumentimit dhe pastrimit të plotë, SPB Kumanovë, në koordinim me PTHP Kumanovë, do të paraqesë kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik nga PTHP Kumanovë, bimët janë marrë menjëherë për procedurë të mëtutjeshme.