Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin me bombë në Stamboll – policia turke sjell “rrëfimin e saj”

Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin me bombë në Stamboll – policia turke sjell “rrëfimin e saj”

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes.

“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit.

Ndërsa sa i përket identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur i gjallë shtetasi sirian Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.


“Në marrje në pyetje, personi deklaroi se ishte trajnuar si oficer special i inteligjencës nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG dhe se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes Afrin për të ndërmarrë veprime”, thuhet në deklaratën e Departamenti i Policisë së Stambollit.

Studimet e nisura në lidhje me incidentin vazhdojnë në mënyrë të shumëanshme, është thënë në fund të deklaratës.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën