Zbulohen detajet e huazimit të Lukakut, ja kur pritet zyrtarizimi

Zbulohen detajet e huazimit të Lukakut, ja kur pritet zyrtarizimi

Ashtu siç konfirmohet nga burime pranë bluve të Londrës, marrëveshja mes dy klubeve parashikon huazimin e thjeshtë të sulmuesit, pa të drejtë blerjeje dhe pa detyrim, në fund të sezonit të ardhshëm, teksa është lënë e hapur mundësia e rinovimit të huazimit.

Ndërkohë, vetë sulmuesi belg është mjaft i lumtur për rikthimin te Interi dhe mediat britanike zbulojnë se sakrifica e tij ka qenë shumë e madhe për t’u bashkuar me zikaltrit, pasi ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës.

Te Interi Lukaku do të përfitojë vetëm 8.5 milionë euro, nga 13 të tilla që merrte te Chelsea dhe tashmë ka kontaktuar me të gjithë miqtë që ka në Milano, për t’u treguar entuziazmin e rikthimit.

Natyrisht operacioni për huazimin e Lukakut mund të quhet një sukses i drejtuesve të Interit, që vetëm një vit më parë e shitën belgun për 115 milionë euro, ndërsa tani e rikthen në huazim, për vetëm 8 milionë euro.