Zbulohen arbitrat që do vendosin drejtësi në ndeshjet e FC Shkupit, Shkëndijës e Akademia Pandevit në Europë

Zbulohen arbitrat që do vendosin drejtësi në ndeshjet e FC Shkupit, Shkëndijës e Akademia Pandevit në Europë

Disa ditë më parë u mësuan kundërshtarët e skuadrave elitare në eliminatoret e Ligës së Kamponëve dhe Ligës së Konferencave, si dhe datat kur do të zhvillohen këto sfida, ndërsa tashmë kanë dalë edhe oraret e sakta e emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi. Skuadra e vetme shqiptare që garon në Ligën e Kampionëve, FC Shkupi do të përballet në transfertë me skuadrën e Linkoln më 5 korrik në “Todor Arena”. Arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje janë zviceranë, i pari i tyre është Sebastian Gishamer, asistentë janë Roland Riedel, dhe Markus Reisholf, ndërsa arbitër i katërt është Kristofer Jaeger. Shkëndija, që konkuron në Ligën e Konferencave, takimin e parë e luan në terren vendas ndaj skuadrës armene Ararat Jerevan, me ndeshjen që do të luhet më 7 korrik në orën 20:00. Arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Lukas Fandrish, asistentë do të jenë Jonas Erni dhe Sladan Josipoviç, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Stefan Horisberger, të katërt zviceranë. Ndërkaq, Akademia Pandevi ndeshjen e parë e zhvillon në Poloni, ndaj Lehia Gdansk, që do të luhet 7 korrik në orën 20:15. Arbitrat që do të vendosin në këtë përballje janë nga Zvicra dhe kryesori i tyre është Lionel Çudi, asistentë janë Marko Zurher dhe Matias Zbrisa, teksa arbitër i katërt Alesandro Dudiq.