Zbulimi i sezonit të shkuar, Napoli përgatit kontratë të re për Rrahmanin

Zbulimi i sezonit të shkuar, Napoli përgatit kontratë të re për Rrahmanin

Amir Rrahmani është  një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës së Napolit dhe siç ka deklaruar vazhdimisht trajneri, Spalletti, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës e ka merituar rolin e titullarit.

Kontrata e Rrahmanit skadon në vitin 2024, megjithatë mediet italiane raportojnë se Napoli po kërkon që të rinovojë kontratën me 28-vjeçarin.

Në javët në vazhdim, Napoli do të përpunojë detajet për kontratën e re të mbrojtësit, i cili mund të konsiderohet një zbulim i padiskutuar i sezonit të kaluar dhe një nga emra e preferuar të Spallettit në skuadrën e tij.