` . Zbulim i madh arkeologjik në Shqipëri - TV SHENJA

Zbulim i madh arkeologjik në Shqipëri

Një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë është zbuluar në Himarë nga arkeologët.

Lajmi është dhënë nga gazetari Aleksandër Çipa, i cili thotë se varreza tumulare daton në shekullin XV-XII para erës së re.

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës se Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçante, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet ne bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.